tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Hajdari: Informaliteti është shumë i lartë, kemi rritur inspektimet afër 67 për qind

tëvë1 nga tëvë1
17/01/2023
A A
Hajdari: Informaliteti është shumë i lartë, kemi rritur inspektimet afër 67 për qind
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja tha se si Qeveri kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve dhe parandalimin e keqpërdorimet në treg.

Hajdari tha se në tregun vendor ka keqpërdorime të shumta si në rritjen e çmimeve, mosdeklarime të mallrave, keqpërdorime në kualitet e për të cilat ajo tha se, Qeveria ka rritur edhe numrin e inspektoreve afër 67 për qind në këtë mandat.

“Ne kemi marrë masa për kontrollimin më të shpeshtë të çmimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve. por ne presim që të marrim masa edhe tutje shtesë sidomos në Ligjin që e kemi draftuar për rregullimin e çmimeve në rast të destabilizimit në treg. Është shumë me rëndësi edhe ligjet e tjera të cilat janë në zbatueshmëri e sipër që ta rregullojnë këtë treg, sepse ky treg ka shumë informalitet, sidomos në çmimet në treg që janë në shitje. Ka keqpërdorime në rritjen e çmimeve, ne mosderklarime, ka keqpërdorime në kualitet dhe siç e keni vërejtur ne i kemi rritur inspektimet afër 67 për qind në këtë mandat”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Hajdari po ashtu tha se shpreson që Gjykata të reflektojë pozitivisht karshi Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Teksa tha se kërkohet edhe një intervenim sa i përket rritjes së çmimit të vezëve ditët e fundit në tregun tonë.

“Më vjen keq për opozitën që nuk i ka elaboruar argumentet se pse e kundërshton, gjithmonë është thirrur në arsyeshmërinë për mbrojtjen e kushtetutshmërisë por cili është ai nen, kur ne nuk kemi ndërhyrë në lëvizjen e lirë të mallrave, vetëm kemi ndërhyrë në rregullimin e tregut. Unë uroj që Gjykata të reflektoj në harmoni me Kushtetutën dhe MSA-në e të gjitha Ligjet sa i përket rregullimit të tregut dhe rritjes së konkurrueshmërisë, kisha shpresuar që të marrim përgjigje sa më shpejt sepse jemi të varur ende nga importet, jemi ende me spekulime në treg – ju i shihni çmimet e vezëve dhe kjo kërkon intervenime, sidomos kur marzha është rritur deri në 45 për qind”, tha ajo. teve1.info./

Të ngjashëm

Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës
LAJMET

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë
LAJMET

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

09/02/2023
LAJMET

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro
LAJMET

Kurti-opozitës: Kur po thotë Escobari një njeri nuk e ndal Asociacionin, atëherë dilni e më mbështetni

09/02/2023
Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit
LAJMET

Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit

09/02/2023
Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me procesin gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në drejtësi
LAJMET

Dështon propozimi i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

09/02/2023
Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
0

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë...

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

09/02/2023
0

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është tani të paktën 17 mijë...

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur edhe rreth akuzave se nuk pranoi ndihmën e Shqipërisë, pas vërshimeve dhe dëmeve...

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

Kurti-opozitës: Kur po thotë Escobari një njeri nuk e ndal Asociacionin, atëherë dilni e më mbështetni

09/02/2023
0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës....

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.