Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila tha se dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër.
“Mbrëmë rreth orë 23:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Nuk raportohet për persona të lënduar., Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar, vrasje në tentativë”, tha ajo./teve1.info/