tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

​Gjini: Performanca e komunave të jetë fokus i secilës qeveri, pavarësisht se kush është në pushtet

tëvë1 nga tëvë1
08/01/2023
A A
Gjini: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fillim të vitit 2023

Ardian Gjini

Share on FacebookShare on Twitter

Por, edhe përkundër sfidave, i pari i Gjakovës, thekson se vitin 2022 kanë arritur ta përmbyllin me të hyra rekord.

“Viti 2022 ka qenë me më shumë sfida se vitet tjera, i kemi pas ngushtica e prapë se prapë e kemi përmbyllur përtej mesatares që del në Kosovës, është një përmbyllje e mirë e të hyrat komunale i kemi rekord në përqindje, jemi më të mirët në Kosovë. Shpenzimet i kemi më butë se vitet tjera, nuk jemi në nivelin 90-95%, qysh kemi qenë, por prapë jemi përtej mesatares jemi diku 78%. Ka projekte që nuk janë përfunduar, ka arsye të ndryshme, një pjesë ka qenë vonesa në implementim të buxhetit, në prill e kemi pas operacional buxhetin jo për shkak tonin, kështu që 1/3 e vitit veç ka humbur pa procedura, por një pjesë e madhe e procedurave janë kryer, po shpresoj që vitin tjetër kemi me qenë shumë më mirë“, theksoi ai.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini kritikon Qeverinë e Kosovës dhe ka një mesazh për ta.

“Nuk kemi pas ndonjë mbështetje që mundet me u theksua, por unë e kisha formuluar pak më ndryshe këtë çështje për gjithë Kosovën. Qeverisjet nacionale dhe lokale janë të ndërlidhura për shkak se jemi në një vend dhe në një shtet, kemi ndërlidhje mes veti .Qeveria nacionale merr vendime të cilat kanë efekt për gjithë Kosovën, për të gjitha komunat dhe zakonisht matet prej marrjes së mandatit deri në fund të mandatit dhe nëse gjatë një qeverisje institucionet tjera, institucionet e pavarura por edhe komunat performojnë më mirë, ai është sukses edhe i qeverisë për shkak vendimeve që i ka marrë, mirëpo nëse një qeveri merr vendime e pas atyre vendimeve performanca e institucioneve tjera, edhe komunave bie, atëherë prapë i shkruhet qeverisë, jo vetëm komunave. Ne i kemi punët tona dhe i kryejmë, por jemi të ndërvarur dhe ky është mesazh i imi për Qeverinë e Kosovës… 05\00 Secili qytetarë i Kosovës jeton në një komunë, nuk ka qytetarë të cilët jetojnë në qeveri dhe të tjerët në komuna, edhe këta të qeverisë në një komunë jetojnë. Performanca e komunave duhet të jetë fokus i secilës qeveri, pavarësisht se kush është në pushtet për shkak se i shkruhet si sukses nëse të gjithë përformojnë më mirë“, thotë Gjini.

Gjini në një intervistë për KosovaPress, shtoi se me buxhetin për vitin 2023, nuk kanë marrë mbështetje nga ekzekutivi qendror për asnjë projekt të ri për Komunën e Gjakovës.

Por, ai shton se përkundër kësaj buxheti i kësaj komune për vitin 2023, do të jetë fantastik me një shumë prej 16 milionë eurove, vetëm për investime kapitale.

“Buxheti i komunës për vitin 2023, do të jetë fantastik. Për mua tepër me rëndësi janë investimet kapitale për shkak se ato mbesin si asete, mallrat dhe shërbimet, ato janë mjete që shpenzohen dhe nuk i sheh askush. Tek investimet kapitale do të kemi rekord absolut në përqindje dhe shumë. Gjakova e cila ka qenë në rangun e 3 milionëve investime të veta, …do t’i kemi përafërsisht 16 milionë buxhet përfundimtar që është diçka e jashtëzakonshme… me të hyra kemi tejkalim prej 24 % prej planifikimit edhe pse komunat nuk i rrisin taksat, nuk kemi të drejt me i rrit taksat, marrim tatim në pronë e taksa tjera që prapë i kemi rekord dhe është lajm shumë i mirë. Ndërsa, për projekte të reja prej Qeverisë së Kosovës nuk kemi, nuk janë paraparë po shpresoj që do të financohen ato që janë nisur. I kemi disa projekte tepër me rëndësi që duhet të financohen, disa janë të mëdha për afat të gjatë e disa i kemi shumë me rëndësi për shpejt siç është ura mbi lumin Drin, në fshatin Rogovë, ajo është tepër me rëndësi me u krye shpejt, kemi indikacione të mira për atë projekt për Qeverisë së Kosovës, duhet të shohim se çka po ndodh”, tha Gjini.

Gjini po ashtu u shpreh se si pushtet lokal gjatë vitit të kaluar kanë zhvilluar projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Por, renditi edhe sfida kryesore me të cilat u ballafaquan.

“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës ‘Skenderbeu’, ka qenë një rrugë e mbetur prej viteve 70 e që ka marrë pamje tjetër, kemi punuar sivjet shumë në ndriçim publik, nëpër fshatra nuk është kryer, kemi ende shumë punë, por tani më po shihet ndryshimi, kemi pas një projekt të zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik dhe po ecë, prapë kemi vazhduar me rrugë dhe terrene të sportit, kemi hapur tri çerdhe sivjet, ka shumë projekte, por i kemi pas disa ngushtica rritja e çmimeve, buxheti i vonuar, mungesa deri në fund të verës së bordit të OSHP-së. Ka pas ngushtica, të cilat po duket që në vitin 2023 nuk kanë me qenë si ngushtica”, u shpreh kryetari i Gjakovës.

Në anën tjetër, i pari i gjakovarëve ka bërë plane të shumta infrastrukturore edhe për vitin 2023.

“Projekte shumë të mëdha dhe janë dalja për Pejë, e cila do të vazhdoj me fazën tjetër menjëherë, faza e parë është e prokuruar dhe do ta prokurojmë edhe fazën tjetër është projekt milionësh. Është rruga X, i cili është projekti më i madh ndonjëherë që ka financuar Komuna e Gjakovës, janë 4.5 milionë euro. Rruga X lidh Skivianin me Çerim, është qarkore e jashtme, do të fillojmë me fazën e dytë dhe të tretë të stadiumit të Gjakovës, do të vazhdojmë me lumin Krena e Llukac, krejt këto janë investime të mëdha të komunës, do të vazhdojmë me ndriçim publik me përfundimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatra e qytet, i kemi disa rrugë që duhet me u përfunduar edhe janë të buxhetuara” ,theksoi ai.

Komuna e Gjakovës gjatë vitit të kaluar disa herë është përmbytur nga vërshimet, por kryetari i këtij qyteti, Ardian Gjini deklaron se deri më tani nuk ka pas ndonjë vendim për kompensim të dëmeve të cilat kapin vlerën mbi 1 milion e gjysmë. /kp

Të ngjashëm

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit
LAJMET

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
LAJMET

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet
LAJMET

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Arteta reagon pas humbjes së Arsenalit

Arteta reagon pas humbjes së Arsenalit

04/02/2023
0

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Premierligë. Skuadra londineze pësoi humbje sot në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen...

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

04/02/2023
0

Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të...

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

04/02/2023
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh. Në aksident ishin përfshirë një...

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.