Është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçare pasditen e sotme në Mitrovicë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj.
Për këtë rast, Zahiti thotë se hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.