Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes.
Ndërsa, sipas PK-së, njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan e kanë bërë shpërthimin e mjetit.
“Shtime 15.09.2022 – 12:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit”, thuhet në raportin e Policisë. /teve1.info/