Dje, pesë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 vaksina kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.819 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.920 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 105.367 qytetarë. E me dozë të katërt janë 1.867 të vaksinuar.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të shëruat. /Teve1.info/