Gërvalla-Schwarz, nuk dha datë të caktuar, por shtoi se dje në mbledhjen e Qeverisë është aprovuar Projektligji për Shërbyesit Civil, andaj shtoi se tashmë ky ligj shumë shpejt do të shkoj në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.
“Ligi për shërbimin e jashtëm shumë shpejt do të vijë në Kuvend. Tani që dje në mbledhjen e Qeverisë e kemi aprovuar projektligjin për shërbyesit civil, ligji është në fazën finale dhe shumë shpejt do t’i vjen Qeverisë njëherë dhe Kuvendit”, tha Gërvalla Schwarz.
Këto deklarime ajo i bëri pasi u pyet nga deputetja Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së për një gjë të tillë.