Sipas tij, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit, raporton teve1.info
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.
Ndryshe, pothuajse në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë krijuar vërshime pas reshjeve të mëdha të shiut./teve1.info
https://teve1.info/lajmet/shiu-dhe-ererat-shkaktojne-deme-ne-malisheve/
https://teve1.info/lajmet/nenkryetari-i-junikut-niveli-i-ujit-ne-lumin-erenik-eshte-rritur-dhe-rrezikon-te-dal-nga-shtrati/