tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Frika për krizën e miellit, ministrat Murati e Hajdari flasin për rezervat që ka Kosova

tëvë1 nga tëvë1
26/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj.

Ministrja Hajdari tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.

“Në kontakt të vazhdueshme me kultivuesit e grurit, me shoqatat e mullisëve, ata na sigurojnë se për tre muaj deri në gjashtë muaj, popullata jonë nuk ka nevojë të brengosje. Sidomos sot në bisedën me shoqatën e mullisëve të rezervës shtetërore, në takim na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë që kemi një qëndrueshmëri mjaft të mirë me rezervat e grurit dhe mallrave dhe nuk ka asnjë nevojë për panik”, deklaroi Hajdari.

Më tutje ministrja e Ekonomisë tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.

“Për çështje sigurie kemi gjetur edhe kanale të tjera jashtë vendit përpos mullisëve që i kemi në vend. Kemi vende mike që e sigurojnë Kosovën se do ta furnizojnë me rezerva shtesë nëse ka nevojë në të ardhmen, apo pas disa muajsh nëse shprehet nevoja. Duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshme të rezervës në shtatë vitet e mëhershme, unë them me konfidencë të plotë që shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Kemi blerë mallra  dhe naftë vitin e kaluar për nevojat rezervë por poashtu edhe në këtë vit. Kemi siguruar blerjen e mallrave rezervë sipas programit të rezervës shtetërore e që janë të listuar si produkte elementare, duke filluar nga gruri, nafta, produktet ushqimore dhe detergjentet”, tha ajo.

Se nuk ka nevojë për panik e tha edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë”, ka thënë Murati. /Teve1.info/

Tags: cmimi i miellitGruriRezervat

Të ngjashëm

Hashim Thaçi
LAJMET

Avokati i Thaçit: Presim gjykim të gjatë, në fund ai do të shfajësohet nga të gjitha akuzat

01/04/2023
LAJMET

Zbatimi i marrëveshjes, më 4 prill pritet të diskutohet formimi i komisionit mbikëqyrës

01/04/2023
LAJMET

Elezi: S’ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në veri

01/04/2023
RAJONI/BOTA

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

01/04/2023
LAJMET

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

01/04/2023
LAJMET

Pejë, vidhen 2 lopë nga stalla

01/04/2023
Hashim Thaçi

Avokati i Thaçit: Presim gjykim të gjatë, në fund ai do të shfajësohet nga të gjitha akuzat

01/04/2023
0

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, dy ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në...

Zbatimi i marrëveshjes, më 4 prill pritet të diskutohet formimi i komisionit mbikëqyrës

01/04/2023
0

Kosova dhe Serbia javën e ardhshme do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, e para që prej...

Elezi: S’ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në veri

01/04/2023
0

Legjislacioni në Kosovë nuk e ka përcaktuar pragun minimal të daljes së votuesve në zgjedhjet qendrore apo komunale. Kësisoj, mosdalja...

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

01/04/2023
0

Në Mal të Zi, sot (e shtunë) është heshtje zgjedhore në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.