tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Escobar para senatorëve: Kosova e Serbia palë të barabarta, dialogu të përfundojë me njohje

tëvë1 nga tëvë1
16/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, Escobar ka thënë se dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Nevoja për dialog, kompromise e reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Besojmë se kjo duhet të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka pasur përpjekje për forcim të demokracisë dhe luftim të korrupsionit. Ka veçuar Bosnjën e Hercegovinën si shtet që ka shënuar kthim prapa.

Ai ka thënë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë bërë reforma e sakrifica të mëdha në përpjekjet e tyre për anëtarësim në BE. Ka thënë se të dyja e meritojnë avancimin tutje. Duke folur për sanksionimin e të dyshuarve për lidhje me korrupsion në rajon, Escobar ka shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë llogari nga ata që bllokojnë përparimin e rajonit.

Escobar ka shprehur shqetësimin për zgjerim të prezencës së Kinës dhe Rusisë në rajon.

Të ngjashëm

LAJMET

Auto Mita rikthen “5shen perfekte” – pesë arsye më shumë për t’u bërë me veturë të re

27/03/2023
LAJMET

Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

27/03/2023
LAJMET

Presidentja greke thotë se ndaj Kosovës kanë qasje konstruktive, por nuk e njohin

27/03/2023
LAJMET

Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve

27/03/2023
LAJMET

FSK pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

27/03/2023
LAJMET

Arrestohen katër të mitur në Plemetin, sulmuan një person

27/03/2023

Auto Mita rikthen “5shen perfekte” – pesë arsye më shumë për t’u bërë me veturë të re

27/03/2023
0

Si shtëpia më e madhe e veturave në Kosovë, ku mund të bëni përzgjedhjen e veturave më të mira dhe...

Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

27/03/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e masakrës në lagjen “Dardania”, në Pejë. Kurti pas...

Presidentja greke thotë se ndaj Kosovës kanë qasje konstruktive, por nuk e njohin

27/03/2023
0

Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur  presidentja...

Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve

27/03/2023
0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur marrëveshje. Ajo për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.