Diplomati kosovar, Hamdi Reqica ka komentuar takimet që emisari i BE-së, Miroslav Lajçak së fundmi i ka zhvilluar me përfaqësues të shteteve mosnjohëse të Kosovës, shkruan teve1.info.
Reqica ka shkruar se këto takime janë një shenjë e qartë se së shpejti do priten ndryshime pozitive në raport me njohjet qe duhen të pasojnë nga këto tri shtete për pavarësisë së Kosovës!
“Takimi i Lajçakut me përfaqësuesit e Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros dhe diskutimi i tyre rreth Kosovës, është një shenjë e qartë se së shpejti do priten ndryshime pozitive në raport me njohjet qe duhen të pasojnë nga këto tri shtete për pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Reqica.