Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se mësimdhënësve duhet që tu ekzekutohen pagat, për shkak edhe të rritjes së madhe të çmimeve.
“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, shkroi ndër tjerash ajo.
Tutje, Statovci tha se e mirëpret lajmin për fillimin e procesit mësimor./teve1.info/