Doktor Naim Uka, Udhëheqës i Divizionit për Identifikim, koordinim dhe përkrahje, tregon që së bashku me ekipin e tij janë përgjegjës për kërkime edhe në territorin e Serbisë.
Së fundmi ata ishin në fshatin Shtaval të Serbisë.
Për procesin e punës që bëhet në laboratorin e antropologjisë tregon, antropologu Valon Hyseni.
Pas ekzaminimit të mbetjeve kockore, mostrat kockore më pas dërgohen në laboratorin për ADN në Hagë.
Në qytetin holandez, ekzistojnë mostrat biologjike të familjarëve të personave të zhdukur.
Prandaj, Antropologu Forenzik, Ditor Haliti, ka një kërkesë për familjarët e personave të zhdukur.
Në periudhën e fundit pas gërmimeve në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, ekipet e mjekësisë ligjore, kanë rezultuar me sukses në gjetjen e eshtrave të dhjetëra personave, të cilët më pas iu dorëzuan familjarëve.
Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori