Ajo thotë se do binin dakord me Qeverinë vetëm në qoftë se në pagat e tyre përfshihet edhe rritja ekonomike.
“Në u kemi thënë që i pranojmë 50 euro të pakos, mirëpo kërkuam që në pagat tona të futet edhe rritja ekonomike, atëherë do binim dakord me Qeverinë. Nuk besoj që është e pamundur të ndodhë kjo, por Qeveria është barrikaduar dhe nuk do bëjë asnjë lëvizje. Qeveria i ka të gjitha mundësitë dhe kompetencat për ta zgjidhur këtë ngërrç që është shfaqur pa dëshirën e mësimdhënësve. Duket sikur Qeveria është pozicionuar në sulm ndaj sindikalistëve dhe assesi në zgjidhjen e problemit”, tha Boshnjaku e ftuar në emisionin “Ditari”.
Boshnjaku tutje tha se gjatë mbledhjes së sotme, më shumë synim kishin t’i merrnin në pyetje anëtarët e SBASHK-ut se sa realisht të gjejnë ndonj֝ë zgjidhje.
“Qeveria nuk ka ndonjë interes të gjejë zgjidhje”, tha tutje ajo./Tëvë1.info/