Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i befasuar me këtë vendim.
Teksa ka theksuar se financimi dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë janë kërkesat themelore të procesit të integrimit në BE.
“Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e ndjeshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesat themelore të procesit të integrimit në BE”, shkroi ai.
Ndryshe me vendimin e Qeverisë është paraparë që pagat në sistemin e drejtësisë të kthehen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj. /Teve1.info/
I am surprised by the decision of the Kosovo Government to significantly reduce the salaries of judges & prosecutors.
Adequate funding and independence of judicial institutions are cornerstones of the rule of law system and fundamental requirements of the EU integration process.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 24, 2022