tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme

tëvë1 nga tëvë1
11/01/2023
A A
Aktakuzë ndaj 21 personave për rasitin “Subvencionet I”
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.C., nga viti 2018 e deri më 27 janar 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore është prezantuar rrejshëm dhe i ka fshehur faktet duke falsifikuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, si dhe duke e vënë në lajthim noterin S.B., ashtu që i ka nxitur disa të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe të njëjtëve ua ka prezantuar një pronë në lagjen Matiçan si të tijën, duke ua shitur në vlerë prej 7 mijë euro për një ari dhe në vitin 2018 ka marrë nga të dëmtuarit shuma prej 65 mijë euro, 30 mijë euro dhe prej të dëmtuarit tjetër shumën prej 4 mijë e 50 euro, në emër të kaparit.

Gjithashtu, i pandehuri i lartcekur ka falsifikuar dokumentin publik (pasaportën e vëllait të tij), duke e hequr fotografinë e këtij të fundit dhe vendosur fotografinë e tij, me të dhënat personale të vëllait, ashtu që me këtë e ka vënë në lajthim noteren M.K., për të legalizuar një çështje të pavërtetë që mund të shërbej si provë në procedurë ligjore, ku me pasaportën e falsifikuar ka autorizuar vetveten për shitblerjen e njësisë kadastrale në Matiçan.

Ndërkaq, i pandehuri A.B., më 15 nëntor 2021, në Prishtinë, në zyrën e noteres M.K., me dashje të njëjtën e vënë në lajthim, me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është e paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me letërnjoftimin e falsifikuar nga i pandehuri E.C., ky i fundit e ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin për përfaqësim, ndërsa i pandehuri V.L., më 20 janar 2022, në Prishtinë, në zyrën e noterit S.B., me dashje të njëjtin e ka vënë në lajthim me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me pasaportën e falsifikuar ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontratat mbi shitblerjet e paluajtshmërive.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë./teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit
LAJMET

Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit

09/02/2023
Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me procesin gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në drejtësi
LAJMET

Dështon propozimi i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

09/02/2023
Kurti: Unë shumë kam interes për dokumentacionin kadastral, por s’mund të zgjidhet 1 nga 33 marrëveshje
LAJMET

Kurti: Unë shumë kam interes për dokumentacionin kadastral, por s’mund të zgjidhet 1 nga 33 marrëveshje

09/02/2023
Arben Gashi propozon debat parlamentar për diskutimet me Serbinë, VV nuk e përkrah
LAJMET

Arben Gashi propozon debat parlamentar për diskutimet me Serbinë, VV nuk e përkrah

09/02/2023
Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini
LAJMET

Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini

09/02/2023

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur edhe rreth akuzave se nuk pranoi ndihmën e Shqipërisë, pas vërshimeve dhe dëmeve...

Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit

Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit

09/02/2023
0

Kryeministri Albin Kurti tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe në Kosovë është sjella nga qeveritë para tij, derisa...

Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me procesin gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Dështon propozimi i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

09/02/2023
0

Ka dështuar në Kuvend kërkesa e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, për debat parlamentar për diskutimet me Serbinë. Gashi propozoi...

Kurti: Unë shumë kam interes për dokumentacionin kadastral, por s’mund të zgjidhet 1 nga 33 marrëveshje

Kurti: Unë shumë kam interes për dokumentacionin kadastral, por s’mund të zgjidhet 1 nga 33 marrëveshje

09/02/2023
0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bisedimet mbi bazën e propozimit evropian nuk kanë filluar ende, pasi që sipas tij...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.