Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa shoferi është shoqëruar në Polici.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për teve1.info