tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

​Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet marrëveshje bazë me Serbinë, por finale me njohje

tëvë1 nga tëvë1
14/01/2023
A A
Abdixhiku: Kërkuam nga Kurti marrëveshjen finale me njohje reciproke, respektim të Kushtetutës dhe integritetit territorial
Share on FacebookShare on Twitter

Duke komentuar planin franko-gjerman për dialogun, Abdixhiku nënvizon se çfarëdo marrëveshje me Serbinë duhet të jetë finale dhe me njohje, përndryshe, sipas tij, çdo çështje tjetër do të jetë dëm i pariparueshëm për vendin, pasi Kosovës nuk i duhet vetëm marrëveshje bazë me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”, thotë Abdixhiku.

Mbi bazën e deklaratave të aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës se tani nuk është momenti i duhur për njohje reciproke, kryetari i LDK-së i kërkon shpjegime kryeministrit Kurti se si është e mundur që dy vite pas letrës së presidentit të ShBA-së, Joe Biden, ku kërkon njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tani të kemi normalizim të mosnjohjes në dialog.

“Qëllimi i Kosovës është që të ketë njohjen reciproke në marrëveshjen finale, më pas Kosova me këtë marrëveshje finale të hap rrugën drejt vendeve jo njohëse të Kosovës, me theks të veçantë katër shtetet që se njohin Kosovën dhe janë brenda NATO-s dhe kështu të nisë progresin integrues në NATO që duket më real dhe afërt për Kosovën. Në këtë drejtim vendi ynë duhet të insistojë, ndërsa në anën tjetër Qeveria e Kosovës duhet të shpjegojë se si është e mundur që dy vite pas letrës së presidentit Biden, të kemi normalizime të mosnjohjes në këtë moment. Mos e ngatërroni me pavarësinë e Kosovës si qëndrim zyrtar i ShBA-së, por me produktin final që del prej procesit dialogus në këtë fazë. Në këtë periudhë për LDK-në qëndrimi fillestar është po ashtu përfundimtar, neve na duhet një marrëveshje finale, jo bazë. Jo një marrëveshje që jemi në fillim dhe prapë negociojmë pastaj disa vite për të. Po ashtu një marrëveshje që e ka njohjen pjesë të saj”, shton ai.

Përkitazi me këtë, ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti, t’iu shpjegojë qytetarëve se a ekziston njohja de-jure e Kosovës nga Serbia në draftin e dytë të këtij plani që iu është dorëzuar.

“Qeveria e Kosovës, në këtë rast kryeministri Kurti duhet të jetë i qartë dhe transparent me qytetarët e vendit të vend dhe t’iu shpjegojë atyre të vërtetën rreth procesit dialogues që është Kosova. LDK nuk është në proces dialogues, nuk merr pjesë në negociata, nuk është palë e marrëveshjeve dhe drafteve… Prej asaj që kemi parë nuk është një marrëveshje finale, por është një marrëveshje bazë dhe bëhet fjalë për një marrëveshje që nuk e ka njohjen de-jure të përfshirë në të. Kryeministri i Kosovës e ka përgjegjësi që t’iu shpjegojë qytetarëve dhe spektrit politik se a është njohja de-jure pjesë e këtij plani dhe a është marrëveshja përfundimtare, siç kemi kërkuar përherë”, deklaron ai.

Abdixhiku jep detaje edhe nga takimi me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili qëndroi gjatë kësaj jave në Kosovë.

“Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet ka qenë në Kosovë në takime me gjitha partitë politike dhe zyrtarët shtetërorë për të rikonfirmuar përkushtimin amerikan ndaj procesit të dialogut dhe për të kërkuar përkushtim të institucioneve tona ndaj kërkesave miqësore të ShBA-së. Pra Kosova duhet t’i kuptojë se këto kërkesa të ShBA-së bëhen prej një aleati që më së shumti i ka kontribuar zhvillimit tonë historik, politik dhe demokratik të tri dekadave të fundit. Në të njëjtën kohë ka kërkesa të cilat përputhen në plotësi me strategjinë tonë dhe interesat tona nacionale të integrimit euro-atlantik… Në këtë proces duhet të ndihemi të sigurt pasi kemi garanci të fuqishme prej ShBA-së që integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria janë të pacenueshme dhe panegociueshme për vendin tonë”, thekson ai.

Të ngjashëm

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit
LAJMET

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
LAJMET

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet
LAJMET

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Arteta reagon pas humbjes së Arsenalit

Arteta reagon pas humbjes së Arsenalit

04/02/2023
0

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Premierligë. Skuadra londineze pësoi humbje sot në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen...

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’

04/02/2023
0

Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të...

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

04/02/2023
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh. Në aksident ishin përfshirë një...

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.