tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku ia bën “bllok” Hysenit

tëvë1 nga tëvë1
19/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i LDK-së, Skender Hyeni, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhikut, për marrëveshjen që është arritur mbrëmë në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hyseni ka thënë se ka komentuar në reagimin e Abdixhikut në Facebook, por që vetëm pas pak sekondash ai e kishte bllokuar dhe ia kihte fshirë komentin, raporton teve1.info.

Ai ka thënë se me këtë gjest “një lider partie nuk e ka guximin të përballet me kritikën!”.

“Lumir Abdixhiku, “lideri” i LDK-së, paska bërë një deklaratë sonte vonë, ku paska thënë që Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër. Përtej prakatikës time, për herë të parë komentova në murin e ndokujt në FB. Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese! Një lider partie nuk e ka guximin të perballet me kritikën!

Ndërkaq, të njëjtin koment të cilin Hyseni thotë që Abdixhiku e ka fshirë, ai e ka bërë publik.

“Sa për dijeninë tuaj, ky ishte përafërsisht komenti im në postimin e Abdixhikut: Nuk e kam zakon dhe është hera e parë që komentoj në murin e dikujt, por ja që nuk munda të mos komentoj hipokrizinë tënde politike, Zotëri Lumir Abdixhiku. Ka kohë që kam thënë se Kurti do të bëj gabime të pariparueshme. Por Kurti ka bërë gabime të pariparueshme edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze zoti Abdixhiku. Përkrahja juaj e parezervë për politikat idioteske të Kurtit e Osmanit në veri të vendit gjatë dy vjetëve të kaluara, ka sjellur ‘ndëshshkimin ndërkombëtar” në Ohër. Ndëshkim, të cilin, unë, megjithatë e mirëpres, ngase e pakta ndërprenë katandisjen e mëtejme të vendit tonë. Ka situata politike, kur heshtja të ruanë pak kredibilitet! Mbase edhe pak fytyrë! Pra, mjaft me hipokrizi!”, ka shkruar Hyseni.

Tags: Lumir Abdixhikumarrëveshja e dakorduar në Ohërskender hyseni

Të ngjashëm

LAJMET

Rama për gjyqin ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

01/04/2023
LAJMET

Hoti: Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore

01/04/2023
LAJMET

Familja Krasniqi kujton 5 anëtarët e familjes të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
LAJMET

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
LAJMET

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

01/04/2023

Rama për gjyqin ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

01/04/2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit pwr fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në...

Hoti: Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore

01/04/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se moszgjidhja e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, u bë...

Familja Krasniqi kujton 5 anëtarët e familjes të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës

01/04/2023
0

Familja Krasniqi nga Fushë-Kosova i ka kujtuar pesë anëtarët e saj të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës, 24 vjet më...

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
0

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.