tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

​Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë

tëvë1 nga tëvë1
28/11/2022
A A
Rama: Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Rama mes tjerash ka shkruar se, historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Kryeministri Rama ka theksuar po ashtu se, Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.

Postimi i plotë:

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik. Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës. Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit. Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij. Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve. Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.

Të ngjashëm

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik
LAJMET

Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik

04/02/2023
Në Kosovë u regjistruan 26 mijë e 118 lindje gjatë vitit 2022
LAJMET

Në Kosovë u regjistruan 26 mijë e 118 lindje gjatë vitit 2022

04/02/2023
Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

04/02/2023
0

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për...

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
0

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve...

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

04/02/2023
0

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës.Llapi ka siguruar fitore ndaj Lirisë me rezultat 1-3, kurse Feronikeli...

Arsenali në disavantazh ndaj Evertonit

Arsenali në disavantazh ndaj Evertonit

04/02/2023
0

Tanimë është zhbllokuar rezultati në ndeshjen tejet interesante mes Evertonit dhe Arsenalit, ku lideri i Premier Ligës e gjen vetën...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.