tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

tëvë1 nga tëvë1
28/01/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati dje u propozoi deputetëve që të gjitha komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë. E për këtë Bajrami në një konferencë për media tha se propozimi i Muratit është amatorizëm politikë dhe nuk e ka idenë si funksionon ekonomia.

“Në kohën e rritjes së paprecedent të çmimeve qeveria e paaftë e ka rritur bazën tatimore në pronë. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i vlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave. Aktualisht, Kosova është duke përjetuar një krizë ekonomike ku qytetarëve u janë rritur vetëm çmimet, nuk ka lëvizje të pagave, të pensioneve dhe të hyrave. Veprimi i rritjes së bazës tatimore është papërgjegjësi, arrogancë nga ana e kësaj Qeverie e cila po shihet se tashmë çdo ditë i ka braktisur qytetarët. Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë së tij, ai nuk e ka idenë se si funksionon ekonomia”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Bajrami listoi tri kërkesa që ka LDK-ja për Ministrinë e Financave.

“1. LDK-ja kërkon nga Ministria e Financave që me vendim të veçantë të pezullojë aplikimin e rivlerësimit dhe fundit të patundshmërive në vend dhe faturat e vitit 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022; 2. MF-ja të procedojë sa më parë ligjin e ri për tatimin e ri në pronë.; 3. MF-ja përmes departamentit të tatimit në pronë në bashkëpunim me të gjitha komunat gjatë vitit 2023 të bëjë rishikimin e plotë të procesit të rivlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Bajrami shtoi se kërkesat e tyre do t’i paraqesin në formë të rezolutës në një debat parlamentar.

“Kërkesat tona do i paraqesim në Komisionin për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere dhe gjithashtu do i paraqesim në formë të rezolutës në një debat parlamentar i cili do të organizohet në një afat sa më të shkurt të mundshëm”, përfundoi ajo. /Teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
LAJMET

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
LAJMET

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: Vetëvendosje është parti demokratike në të folur e diktatoriale në vendimmarrje

30/03/2023
LAJMET

A po i rrezikohet posti presidentes Osmani?

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.