Ilustrimet që shprehin dhunë nuk janë të pakta.
Libri “365 përrallat” gjendet thuasje në çdo librari.
Edhe pse është i paraparë për fëmijët, në shumicën e përallave përcjell imazhe jo të duhura tek të vegjëlit.
Nga ana e edukimit medial, theksohet se ilustrime të tilla shpeshherë mund të ngatërrojnë fëmijët.
Profesori universitar, Dren Gërguri tregon se këto imazhe ndikojnë në imagjinatën e fëmijëve.
Ndërsa ilustrimet në fjalë, po i sheh si të gabuara edhe psikologu Naim Telaku.
Ai thekson se këto mund të ndikojnë negativisht në psikologjinë e fëmijëve.
Ndryshe përralla, më shumë se çdo mjet tjetër komunikimi dhe edukimi arrin ta pasurojë jetën e fëmijës pikërisht sepse është shumë empatike me nevojat e tij emocionale.
Kronika e realizuar nga gazetarja Valëza Sylejmani.