Gjatë diskutimit në seancën plenare, Zemaj tha se kjo tregon për angazhimin e qeverisë në reformimin dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve.
“191 mjek janë larguar nga Kosova vetëm gjatë vitit 2022, deri në tetor 2022. 159 mjekë janë larguar nga Kosova gjatë vitit 2021. 350 mjekë e kanë lëshuar Kosovën derisa 362 të tjerë janë të papunë. Paramendoni angazhimin e qeverisë në reformim, në plotësim të nevojave të qytetarëve, në marrje të shërbimeve, në planifikimet e buxhetit ku është gjendja e Qeverisë”, tha Zemaj.
Ai megjithatë shtoi se LDK është aty për të ndihmuar dhe jo vetëm për të kritikuar Qeverinë.