TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mustafi: Për herë të parë Qeveria e Kosovës shpreh interes për çështjet e brendshme në Preshevë

nga Lindrit Zejnullahu
11 Prill, 2022
0
A A
​Mustafi: Për herë të parë Qeveria e Kosovës shpreh interes për çështjet e brendshme në Preshevë

Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi deklaron se tentativa të tilla të Kuvendit Komunal dëmtojnë interesin e shqiptarëve në Preshevë.

Me këtë nuk është pajtuar as kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e përfaqësuesve të Luginës ka deklaruar se përfaqësues të luginës ka thënë se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin.

Sipas Mustafit, për herë të parë Qeveria e Kosovës shpreh interes për çështjet e brendshme në Preshevë.

Pas takimit të ftuar nga shefi i ekzekutivit, Ragmi Mustafi deklaron se mëngjesin e sotëm në Prishtinë, është diskutuar çështja e pasivizimit të adresave, abuzimit me të drejtat e shqiptarëve por edhe organizimeve politike në Preshevë.

Në këtë takim ka qenë i ftuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu dhe kreu i APN-së, Shqiprim Arifi, por të njëjtit nuk kanë qenë të pranishëm.

Mustafi tutje tha se kjo iniciativë po dëmton interesat e Luginës së Preshevës.

“Konsideroj se kjo iniciativë nuk është burimore e Preshevës, nuk është qasje politike apo përplasje politike, por është më tepër përplasje e acarimit të pozitës politike që kanë parti politike. Në anën tjetër duke mos kuptuar situatën, momentin në të cilin gjeopolitikësh Lugina e Preshevës, Kosova dhe Ballkani Perëndimor, unë po besoj që me këtë vetëm sa po dëmtojnë, përkatësisht po përçajnë e po përçojnë përçarje dhe po dëmtojnë interesat e Luginës së Preshevës”, deklaron ai për KP.

Iniciativa e shkarkimit të Ardita Sinanit, sipas tij, është e nxitur nga jashtë. Në anën tjetër, ai thotë se ka “fije shpresë” për zgjedhjen e Shaip Kamberit, deputet në Parlamentin e Serbisë.

“Nuk është vetëm çështje e shkarkimit, është konteksti dhe koha kur po ndodhë kjo. Kjo po ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare ku shqiptarët kanë dalë pa asnjë deputet, përkatësisht në dy lista. Listën që udhëhoqi Shqiprim Arifi dhe që mori shumë pak vota, përderisa në listën që udhëhoqi Shaip Kamberi për 300 vota nuk arriti të bëhet deputet. Edhe pse ka një fije shprese se mund të ndodhë kjo. Pas përplasjeve shumë të mëdha mes spektrit politik të Luginës së Preshevës që nuk kishte ndodhur në Luginë dhe prodhim i acarimit të marrëdhënieve ndërpartiake të subjekteve politike duke mos qenë kjo iniciativë burimore e Preshevës, konsiderojmë që është e nxitur nga jashtë e që ka për qëllim të akomodojë interesa të të tjerëve e jo të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shton Mustafi në intervistën për KosovaPress.

Derisa komenton thirrjen e Kurtit për mos-shkarkimin e kryetares së Preshevës, Mustafi deklaron se është hera e parë që qeveria shpreh interes për çështjet e brendshme në Preshevë.

“Pasur këtë parasysh ai në këtë moment kërkon që të jemi më unik e të kemi një qasje më të përbashkët sa i përket politikës në Luginën e Preshevës. Dhe në anën tjetër fton që të mos jemi pjesë e acarimit ndër shqiptar dhe shkarkimit të zonjës Ardita Sinani. Pra, unë besoj që kjo është hera e parë që drejtpërdrejt kryeministri i Republikës së Kosovës ka shprehur interes për çështjet e brendshme të Luginës së Preshevës, besoj që ka bërë mirë. Ka bërë mirë në njërën anë duke vënë në pah se Qeveria e Kosovës është e interesuar me atë se çfarë është duke ndodhur Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e posaçërisht në kuvendet komunale”, përfundon Mustafi.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, është diskutuar edhe për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Tags: Ardita SinaniRagmi MustafiShkarkimi i kryetares se Presheves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria përformon në gjysmëfinalen e parë

Kurti: Urojmë që paralajmërimet opozitare për hedhje poshtë të Ligjit për Fondin Sovran, të dalin të pasakta

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X