Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se njësitet policore kanë arritur ta gjejnë viktimën ndërsa thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjellë teve1.info.
“Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.