Zyra e Kryeministrit ka njoftuar temë diskutimi kanë qenë takimet e së hënës në Bruksel të Kurtit me shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin për Dialog, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit, Kurti ka ritheksuar se përmes pjesëmarrjes Kosova ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
“Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim..
Po ashtu, ZKM bëri të ditur se u theksuar nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë për çështjen e targave.
“U theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët”, thuhet në njoftim./teve1.info/