Çdo vit, në datë të njëjtë bëhet ndërrimi i flamurit të SHBA-së tek busti i ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Krejt kjo ndodhë në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të sulmeve ajrore nga NATO në caqet e forcave paramilitare serbe në luftën e Kosovës.
Ky aktivitet është mbajtur nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga Fushë-Kosova.
Agim Rexhepi, drejtor i shoqatës , u shpreh falënderues ndaj ushtrisë amerikane të asaj kohe.
“Qëllim primar është që të ju tregojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjitha forcave të aleancës veri-atlantike që populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptarë është falënderues edhe mirënjohës për të gjitha veprimet që i ka bo SHBA në Kosovë”, tha ai.
Njëjtë u shpreh edhe drejtori i i Gjimnazit “Hivzi Sylejmani” Amir Pllana.
“Sot kemi ardhë me nxënës këtu dhe po e kujtojmë këtë datë që është datë e shënuar në histori të Kosovës”, tha ai.
Ndërkohë, Vesa Piskala, nxënëse ne këtë gjimnaz, u shpreh e kënaqur që një mundësi e tillë për ngritjen e flamurit amerikan i është dhënë asaj ta bëjë.
Pas dështimit të përpjekjeve të ndërmjetësuesve të atëhershëm, filluan bombardimet nga NATO më 24 mars të vitit 1999. Këto sulme zgjatën 78 ditë.
Raporti i gazetares Sala Gashi.