Deputeti i LDK-së, Arben Gashi kërkoi debat parlamentar për diskutimet me Serbinë, raporton teve1.info
Gashi tha se propozon që kjo pikë e rendit të ditës të futet me mocion.
Mirëpo, Gashit iu kundërpërgjigj shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo tha se nuk mund të mbështetet një propozim i tillë pasi sipas saj është një pikë shumë e rëndësishme në rend të ditës siç është Projektligji për Buxhetin.