TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçaku i përgjigjet Gërvallës: Jemi ëndërr e atyre shteteve që po na trokasin në derë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deeskalimi në Veri, Lajçak: S’ka afat zyrtar për pranimin e propozimeve të BE’së

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është kundërpërgjigjur Ministre së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e cila gjatë fjalës së saj në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, tha se BE-ja pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës deh NATO-n “është një tigër prej letre”.

Ljaçak që ndodhej në një panel me Gërvallën, dhe fjalën e mori menjëherë pasi kryediplomatja kosovare përfundoi “sulmet” e saj nda Unionit, potencoi se BE-ja është unioni “më i mirë që e kemi”, duke shtuar se është ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e saj.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë, respektim të të drejtave”.

“Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet”, theksoi ai.

Ndërkaq, ai pohoi se “dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë”.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, dhe normalizimit në mes të dy vendeve fqinje ka theksuar se kjo sfidë ka “ndikim në çdo shtet të rajonit”.

“Më herët gjatë vitit, në shkurt dhe mars arritëm dy marrëveshje me rezultate të mëdha rrugës drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë (marrëveshja e Brukselit, më 27 shkurt, dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut). Kjo na jep platformë të re dhe rrugë të qartë drejt normalizimit të raporteve me elemente shumë të qarta në të. Kam thënë se pas marsit, tani s’ka kthim prapa”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj në një nga panelet në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci, ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, Bashkimi Evropian, nuk mund të garantojë paqe dhe siguri, dhe se e njëjta pa këto dyja, sipas saj është një “tigër prej letre”.

Kryediplomatja kosovare, fjalën e saj e filloi duke treguar që ishte e lumtur që po merrte pjesë në Forumin e Dubrovnikut, duke shtuar se “të prezantojë një vend që është i unik, për mua është shume speciale”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, dhe agresionin rus atje, ajo potencoi se mbi 90 për qind e vendeve janë rreshtuar me Perëndimin, por shtoi se të tjerët që nuk janë rreshtuar nuk janë përballur me pasoja.

“Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian”.Sipas saj, pyetja kyçe “është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë?”.Në Vlerësimin e Gërvallës “BE-ja nuk mundet” ta garantojë sigurinë, sepse, thotë ajo “nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri”.

“Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (shqip: tigër prej letre – është një shprehje kineze, termi i referohet diçkaje ose dikujt që pretendon ose duket të jetë i fuqishëm ose kërcënues, por në të vërtetë është i paefektshëm dhe i paaftë për t’i bërë ballë sfidës në aspektin e sigurisë)”.“Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që (Vladimir) Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo, shkruan AP.

ShareTweet

Postime të ngjashme

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Prizren, një tjetër në arrati

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën