TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçak takohet me Bislimin

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Lajçak takohet me Bislimin

Emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak gjatë se martës u prit në takim nga kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi. Diplomati sllovak kërkoi nga palët që bëjnë më shumë në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe njoftoi se së shpejti do të zhvillohet një takim i ri në nivel të kryenegociatorëve.

Erdhi sërish në Prishtinë me gjysmë orë vonesë në takimin në kryeministri që ishte paraparë të niste në ora 09:30.

Ndërmjetësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak këtë të marte u prit në takim nga zëvendëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Diplomati sllovak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Bislimi zhvilluan takim me dyer te mbyllura që zgjati për mbi një orë.

Emisari i bllokut evropian kur doli para gazetarëve, nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të bëjnë më shumë progres në zbatimin e marrëveshjeve.

“Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve. Dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë prandaj është në interes të secilit që të zbatohet. Sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave”, u shpreh Lajçak.

Në takim mes tjerash është folur edhe për rregulloren e BQK-së, e cila e bën euron valutë të vetme zyrtare në Kosovë.

“Një çështje tjetër që e kemi diskutuar e që është po ashtu e rëndësishme është rregullorja e fundit e BQK-së për pagesa në cash dhe arsyeja pse po e diskutojmë atë janë disa dispozita të caktuara në këtë diskutim që janë relevante për dialogun dhe është shumë e rëndësishme që e kemi diskutuar”, ka deklaruar Lajçak.

Bislimi nuk u prononcua për medie pas takimit me emisarin e BE-së, por përmes një komunikate njoftoi se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut në Bruksel.

Poashtu, Bislimi e siguroi Lajçakun qё Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojë vazhdimёsinё e mbështetjes financiare tё Serbisë për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale.

Ai gjithashtu kërkoi që të zbatohen marrëveshjet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve.

Krejt në fund, Miroslav Lajçak, njoftoi se janë duke planifikuar për një takim të ri në nivel te kryenegociatorëve në Bruksel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën