TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak: S’ka normalizim raportesh pa u bë Asociacioni

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lajçak: Serbia dhe Kosova duhet të përmbushin marrëveshjen e normalizimit deri në fund të vitit

Nëse nuk ka progres në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke shtuar se Kosova dhe Serbia janë në rrugën e tyre evropiane dhe e dinë se cilat janë obligimet e tyre.

“Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Gjithashtu, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për përparimin në rrugën evropiane. Unioni ka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme dypalëshe të pazgjidhura”, tha Lajçaku për “Kosovo Online”.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në çështjen e Asociacionit, ai u përgjigj se “për momentin nuk ka përparim” dhe se mund të përsërisë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.

“Parimi i përgjithshëm i ‘Pacta sunt servanda’ – parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar me kontratë dhe janë përgjegjës për përmbushja e atyre obligimeve – vlen për të dyja palët”, theksoi Lajçak.

Sa i përket negociatave për çështjen e dinarit, ai ka treguar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë dhe se çështjet që janë më shumë teknike sesa politike janë mjaft të vështira për t’u zgjidhur.

“Por vlerësoj që të dyja palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi takuar pesë herë në gjashtë javët e fundit, do të takohemi sërish javën e ardhshme. Njëra palë dhe tjetra po marrin pjesë në kërkimin e zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Lajaçaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën