I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet që ka pasë në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.
Lajçak në platformën “X” ka bërë të ditur se është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.
Derisa këto takime i ka cilësuar si productive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.
“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, tha Lajçak./teve1.info./
Had a very productive day in Kosovo today with good exchanges on latest developments in the EU-facilitated Dialogue and the way ahead. Grateful to all my interlocutors for their active role and support. pic.twitter.com/Jc0KWPmbTW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 7, 2023