TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçak: Pa Asociacion, Kosova nuk do të ketë progres për integrimin në BE

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mioslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt.

Lajçak ka thënë se pa formimin e Asociacionit, Kosova nuk mund të bëjë progres drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

“Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimit e tyre të dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndihmojnë këtë gjë dhe nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë kanë lidhur një marrëveshje për normalizim, më herët këtë vit. Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova dëshiron të bëjë progres drejt Bashkimit Evropian dhe duam ta theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesë, pa këtë nuk mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë  gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimin tonë dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd me presidentin Vuçiq”, deklaroi Lajçak në konferencë.

Tutje, Lajçak tha se me Kurtin dhe zëvendëskryeministrin Bislimi kanë diskutuar edhe për sigurinë në veri të Kosovës, ku ka theksuar se sulmi në veri ishte përshkallëzim i qartë nga ana e Serbisë.

“Patëm një diskutim thelbësor me kryeministrin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Bislimi për avancimin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë dhe përparimit në implementim të marrëveshjeve të kaluara. Kemi qëndruar me kujdes qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe brengat e tij sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Dua të them që sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”, tha ai transmeton teve1.info

Lajçaku ka bërë të ditur se sulmi në Banjskë është duke u hetuar nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Procesi është duke vazhduar. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet”, ka thënë ai.

Duke folur pas një takimi të pesë diplomatëve të Perëndimit me Kurti, në Prishtinë, Lajçak tha se “çfarëdo kushti dhe vonesë për normalizimin është e papranueshme”.

Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, më 21 tetor nisin vizitat në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve.

Vizita në dy shtetet zhvillohet pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Banjskë, në veri të Kosovës. Burimet diplomatike në Bruksel, kanë thënë se me këtë vizitë synohet të dërgohet mesazh se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel. Ndërsa, autoritetet në Beograd kanë thënë se takimet në kryeqytetin serb do të nisin në orën 14:00./teve1.info/

Tags: AsociacioniBEMiroslav Lajçak
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën