TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak: Dy vendet janë afër marrëveshjes në disa tema konkrete

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Lajçak: Dy vendet janë afër marrëveshjes në disa tema konkrete

Miroslav Lajçak

Në një intervistë për televizionin publik, ai thotë se ndër temat kryesore që ka pasur progres në diskutime kanë qenë për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri.

“Takimi nuk mund të them që nuk u mbajt, sepse kaluam bashkë 11 orë duke diskutuar ndaras për temat dhe çështjet e ndryshme me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. U diskutuan disa runde të temave dhe në shumicën prej tyre pat pajtime, dhe besoj që shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, veçanërisht në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri. Kështu që, po vazhdojmë të mbajmë takime bilaterale mes Brukselit e Prishtinës dhe Brukselit e Beogradit. Kjo, për arsye se kur kemi gati marrëveshjes temat konkrete dhe të përfunduara mbahet takimi trepalësh, për të evituar kushtet dhe mospajtimet në takim. Prandaj, po vazhdojmë me takime bilaterale”, tha Lajçak.

Kurse, sa i përket ndonjë afati për finalizimin e marrëveshjes mes dy vendeve, ai thotë se dy palët – Kosova dhe Serbia, kanë pritje të ndryshme.

“Nuk është fshehtësi që pritjet janë të ndryshme nga të dy palët, kur po them dyja palët, është fjala për Kosovën dhe Serbinë, ashtu siç iu referohemi në dialog. Këto të dyja kanë pritje të ndryshme për dialogun. Ne patëm dy takime të ndryshme midis kryeministrit Kurti dhe president serb Vuçiq në muajin qershor dhe korrik të vitit të kaluar dhe ishin të dobishme për të krijuar kontakte dhe njohur më mirë njëri-tjetrin”, tha ai.

Megjithatë, në temën e personave të zhdukur, Lajçak u shpreh se është temë shumë sensitive për të cilën nuk duhet vetëm zotim politik.

“Çështja e personave të zhdukur është temë e ndjeshme humanitare, dhe është në interes për të dyja palët, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë. Dhe kështu Be dëshiron që të zgjidhë fatin e mijëra të zhdukurve. Dhe për këtë duam të bëjmë një zotim jo vetëm politik në këtë drejtim, por edhe gjithashtu të pajtohemi për masat dhe mekanizmat të përshpejtojnë këtë proces të punës dhe substancën e gjithë kësaj çështje”, u shpreh ai./teve1.info/

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiMiroslav Lajçak
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë

Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia goditet nga një tërmet i fortë

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën