tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Lajçak dhe Borrell do të duhej të ishin aset për Kosovën e jo hendikep

tëvë1 nga tëvë1
18/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, do të duhej të ishin aset për Kosovën në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë, raporton teve1.info

Gjatë një interviste në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Gjini ka thënë se fakti që vendet prej nga vijnë Borrell dhe Lajçak nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të thotë që këta do të bëjnë diqka që bie ndesh me vendet e mëdha evropiane siç është Gjermania, Italia, Franca, Holanda e Austria.

Sipas Gjinit, vendet anëtare të BE-së janë të interesuara që Kosova të ecë si shtet normal dhe nuk janë të interesuara të krijojnë shtete të dështuara.

“Po mendoj që ne duhet me qenë të gjithë pak më të mençur se kaq. Duhet me ditë që politikat e BE-së duhet me reflektu në masë tepër serioze për mos me thënë 100 për qind politikat e vendeve anëtare. Vendet anëtare të BE-së, shumica dërmuese e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përveç pesë që janë që nuk e kanë njohur. Fakti që dy diplomatë vijnë nga dy vende mosnjohëse në rrethana tjera është dashtë me qenë aset për Kosovën e jo hendikep. Për shkak se prapë se prapë nuk mundet Lajçak dhe Borrell të bëjnë diçka që bie ndesh me Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën, Austrinë të cilat e kanë njohur Kosovën dhe nuk kanë me ç’njohur kurrë. Vendet anëtare të BE-së janë tepër shumë të interesuara që Kosova me ecë si shtet normal, nuk janë të interesuara me kriju shtete të dështuara”, është shprehu Gjini në Tëvë1.

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.