Gjykata Administrative ka refuzuar hedhur poshtë apelimin e La Ligës për çështjen e Dani Olmos dhe Pau Viktor. Gjithçka ka të bëjë më regjistrimin e tyre te Barcelona.
Kështu katalanasit mund të jenë të qetë për regjistrimin e tyre, të paktën deri në fund të sezonit. Ky ishte apelimi i dytë i La Ligës për Pau Viktor dhe Olmon.
Barça tashmë mund të fokusohet e gjitha në arritjen e objektivave. Blaugranasit mbeten të vetmit në ligat kryesore të Europës, që nuk kanë provuar shijen e humbjes në vitin 2025.
Të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions, në finalen e Kupës së Mbretit dhe kryesues të La Ligës, katalanasit po kalojnë periudhën më të mirë në vitet e fundit.











