Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i Dizelit është 1,86 cent, një cent më shtrenjtë se dje, shkruan teve1.info
Ndërsa, çmimi i Benzinës ka mbetur i njëjtë me dje, përkatësisht 1.74 cent. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent.
“Çmimet e lartcekur vlejnë për datën 28/06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimi”, thuhet në njoftim.
Nga dje, në Kosovë ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për çmimet e naftës i cili përcakton çmimet tavan për shitjen e derivateve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësi, çmimet për ditën e hënë kanë qenë 1.85 euro për një litër naftë, benzina 1.74 euro, ndërsa për gazi 0.78 euro për litër.
Çmimi për një litër naftë në Kosovë gjatë këtij muaji kishte shkuar deri në 2 euro. /Teve1.info/