TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kuzhinierët e Mensës në ndihmë të FSK-së: Çfarë ndodh me ushqimin e studentëve?

nga Tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
Kuzhinierët e Mensës në ndihmë të FSK-së: Çfarë ndodh me ushqimin e studentëve?

Po bëhen gati një muaj prej kur 15 kuzhinierë të Mensës së Studentëve në Prishtinë, janë angazhuar në përgatitjen e ushqimit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky shërbim do të vazhdojë derisa të zgjidhen kuzhinierët përmes konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, mungesa e kuzhinierëve në mensë ka rritur ngarkesën dhe përgjegjësitë për stafin e mbetur.

Rreth 65 punëtorë të tjerë janë të angazhuar që të shërbejnë ushqim për afro pesë mijë studentë në dy vakte.

“Mëngjesi suedez”, gjellërat duke përfshirë fasulen, patatet, orizin, lakrën e zier, pastat, specat e mbushur e deri te disa lloje të mishrave, janë pjesë e menysë që përgatiten çdo ditë për studentët.

Po të njëjtat ushqime përgatiten edhe nga kuzhinierët që tashmë po shërbejnë për ushtarët e FSK-së. Atje tanimë është hapur konkursi për kuzhinier, ku paga është mbi 600 euro, ndërkaq në mensë rreth 400 euro.

Por, sipas drejtorit të mensës së studentëve, Fahri Osmani problem thelbësor për punëtorët mbetet paga jo e kënaqshme. Për KosovaPress, ai potencon se paga e ofruar në konkursin e FSK-së, mund t’i nxitë kuzhinierët e mensës që të aplikojnë.

“Në momentin që Forca e Sigurisë e përfundon procesin e rekrutimit të stafit të tyre, ata do të kthehen në vendet e tyre të punës, kuzhinierët tanë…A ka pasur ndonjë lajmërim prej kuzhinierëve atje që do të konkurojnë në konkursin e FSK-së për kuzhinierë? Nuk kam ndonjë informatë të tillë, nuk e besojmë…Një prej problemeve më thelbësore për stafin këtu është paga e tyre, e cila ka mbetur në nivel jo të kënaqshëm dhe kjo është halli i tyre i vetëm…Ka mundësi që mundet ndonjë punëtorë të jetë në lajthitje, sepse këtu pagat e kuzhinierëve nuk janë në nivelin e kënaqshëm”, thotë Osmani.

Osmani bënë të ditur se kapaciteti i mensës së studentëve ka qenë që t’u dalin në ndihmë FSK-së me 15 kuzhinierë.

“Ne kemi ofruar një staf prej 15 kuzhinierëve, aq kanë qenë kapacitetet dhe mundësitë tona për t’iu dalë në ndihmë FSK-së. Natyrisht, që kjo lë një vakuum, por atë vakuum njerëzor nga ana e tyre ne e kemi kompensuar ngase kemi një staf prej 80 punëtorëve që janë mjaftë aktiv dhe profesional dhe kemi tejkaluar deri më tani në mënyrën më të mirë. A po vërehet mungesa e tyre? Natyrisht se vërehet por e kemi kompensuar dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë rënie në shërbim apo në cilësinë e ushqimeve…Ne kemi arritur që këtë mungesë të kuzhinierëve ta kompensojmë me angazhimin edhe të punëtorëve tjerë që punojnë në vija tjera ushqyese siç janë banakierët, servuesit ndihmës kuzhinierët, të cilët janë aktivizuar këto ditë”, potencon Osmani.

Ndër të tjera, Osmani tregon për ushqimin më të preferuar të studentëve.

“Është një meny e pasur, kryesisht e përbërë nga gjellërat, siç është fasulja, orizi, patatet, speca të mbushur, lakra të ziera, makaronat me djathë, me gjellë. Pra, forma të ndryshme të pastave që janë më shumë të kërkuara…Cili ushqim është më i preferuar nga studentët? Kohën e fundit, deri më tani ka qenë fasulja, por kohët e fundit, preferencë e studentëve janë pastat dhe makaronat me djathë”, tregon Osmani.

Në mensën e studentëve në Prishtinë ofrohet ushqim për drekë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe darkë nga ora 17:00 deri në 21:00. Derisa 15 euro është shuma që paguajnë studentët për të marrë këtë shërbim brenda një muaji./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X