Kuvendi i Kosovës të enjten do të diskutojë në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.
Kjo u bë e ditur nga pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e mbajtur të hënën.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.
“Të enjten do të ketë një seancë, si opozitë kërkuam që në këtë seancë të trajtohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, për shkak se ky raport ka adresuar një mori problemesh dhe çështjesh që Qeveria e Kosovës nuk ka arrit të adresojë. Në fakt, sot derisa po flasim jemi vendi i vetëm që Bashkimi Evropian i ka shqiptuar sanksione. Në këtë temë AAK, mendon se duhet të ketë një trajtim dhe duhet të ketë një pozicion të parlamentit në raport me këto masa”, theksoi Tahri.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se raporti ka gjetur një sërë shkeljesh në disa fusha, si në sundim të ligjit, shëndetësi e arsim./teve1.info/







