Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bën të ditur se seanca e paraparë sot të mbahet nga ora 10:00, është shtyrë për në orën 12:30.
Kjo pas mungesës së deputetëve, përcjell teve1.info
“Shumica e pikave janë vetëm votim, pasi debati ka përfunduar në seancat e kaluara. Mazhoranca nuk po mund të sjell deputetët, shihemi në 12:30 kur po më premtojnë që i sjellin”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka kritikuar deputetët të cilët nuk po marrin pjesë në seancë, duke mos krijuar kuorumin për të nisur atë.
Seanca e sotme është thirrur për pikat e pa përfunduara nga seancat e shkurtit, marsit dhe prillit.