TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi nuk e miratoi raportin e vitit 2022, reagon Institucioni i Avokatit të Popullit: U shpërfillen standardet ndërkombëtare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Në mungesë kuorumi dështon formimi i Komisionit Hetimor për Kontratat njëburimore

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi raportin vjetor për vitin 2022, të enjten e javës së kaluar, raporton teve1.info

Përmes një komunikate për medie, Institucioni i Avokatit të Popullit, e quajti shqetësues mungesën e deputetëve, mungesën e diskutimit dhe votimit në Kuvend të këtij raporti.

Avokati i Popullit gjen rastin të rikujtojë se bazamentin e themelimit dhe funksionimit të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut, çfarë është Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, i përkufizojnë standardet ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë Parimet e Parisit, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, si dhe Parimet e Venecias të miratuara nga Këshilli i Evropës. Këto standarde përcaktojnë domosdoshmërinë që institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut të veprojnë në mënyrë të pavarur, të lirë nga çdo ndikim apo presion i panevojshëm, në mënyrë që të përmbushin mandatin e tyre në mënyrë efektive në mbrojtje të të drejtat të individëve, duke nënvizuar kërkesën për përmbajtjen e shteteve nga veprime që pengojnë funksionimin efektiv”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas IAP-së, rekomandimi nr. 2 i Politikës së Përgjithshme të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për organet e barazisë gjithashtu e bën të qartë se këto institucione duhet të funksionojnë pa asnjë ndërhyrje nga shteti, partitë politike apo aktorë të tjerë dhe se “Organet e barazisë mund të publikojnë raporte vjetore, të cilat duhet të diskutohen nga parlamenti ose komisionet përkatëse të tij dhe nga qeveria, por që nuk duhet t’i nënshtrohen miratimit të tyre”.

“Situata e krijuar në seancën parlamentare të datës 23 maj 2024, sinjalizon për shpërfillje të këtyre standardeve, ashtu siç minon sistemin e kontrollit dhe balancave institucionale dhe rolin që ka vetë Parlamenti. Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij që mungesa e shumë deputetëve në sallë kur duhej të trajtohej Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, mungesa e debatit lidhur me të gjeturat e Raportit dhe më pas thirrja për të votuar kundër e përmbyllja e Seancës sipas kësaj thirrjeje, do të ngushtojnë hapësirën në raportimet për progresin e vendit në çështje të të drejtave të njeriut, ashtu siç veprime të tilla parlamentare, konsiderohen ndërhyrje dhe presion në punën e Institucioneve Nacionale të të Drejtave të Njeriut dhe qartazi shënojnë moment kur duhet bërë thirrje autoriteteve për reflektim e veprime të pjekura institucionale”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën