Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa munguan ata nga opozita.
Krahas kësaj, mazhoranca miratoi edhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, si dhe atë për banim social dhe të përballueshëm.
Të tri projektligjet u miratuan me procedura të përshpejtuara të enjten në Kuvend.