TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi mbetet i bllokuar nga përplasjet politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e bllokon qëllimisht konstituimin e Kuvendit. E nga LDK kanë theksuar se s s’votojnë kandidat pa marrëveshje paraprake politike. Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë që ka emra tjerë në Vetëvendosje që do ti votonin.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
1 0
A A

Edhe propozimi i tretë për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje hasi në kundërshti nga partitë e ish-opozitës.

Kësaj radhe partia më e madhe në vend propozoi ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati për këtë post, por që i siguroi vetëm 57 vota.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk votojnë për askënd nga Vetëvendosje që ka ushtruar pozitën e ministrit.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që i ka LVV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do ta kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin”, tha Memli Krasniqi.
Por sipas ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bllokimi në Kuvend nuk lidhet me emra të përveçëm.

“Frika e opozitës nga Qeveria Kurti 3 është shpërfaqur hapur muajve të fundit dhe s’ka asnjë arsyetim që mund ta bindë cilindo qytetar të republikës që qenka çështja për emra të përveçëm”, tha Gërvalla.
Ndërsa, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj po kërkojnë nga Vetëvendosje që ta bëjnë të ditur më herët emrin e kandidatit për kryeparlamentar.

“Kemi shumë emra të tjerë në Vetëvendosje që do t’i votonim”, tha Haradinaj.

“Situata nuk është normale. Nuk duhet të befasohet me emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet të dihet paraprakisht, t’i ketë 61 vota, të shkohet të votohet, ka vendimmarrje politike”, deklaroi Limaj.
Kurse, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se pa një marrëveshje politike nuk zgjidhet ky ngërç politik.

“Nuk e zgjidhë asnjëherë situatën nëse nuk ka marrëveshje politike…Pozicioni ynë është i tillë. Ne kemi thënë ‘faleminderit, nuk jemi të gatshëm të hyjmë në një mandat qeverisës me partinë e parë’, për shkak të të gjitha arsyeve që i kemi dhënë”, tha Haziri.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet më 24 gusht në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën