TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton Ligjin për amnisti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton Ligjin për amnisti

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten ka hedhur poshtë propozim-ligjin për amnisti të propozuar nga Qeveria, që parashikonte lirimin nga burgu të personave të dënuar deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitonin ulje të dënimit prej 30 për qind.

Kundër propozimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë votuar 66 deputetë, ndërsa 17 ishin për nisjen e debatit dhe miratimin e ligjit.

Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u shpërndau deputetëve fotografi me pamje të rënda të burgjeve.

Ai tha se qëllimi i amnistisë ishte shpopullimi i burgjeve dhe krijimi i kushteve më të mira për të burgosurit.

“Dënimi është diçka që është kryer ndërsa amnistia është diçka që do të mundësojë socializimin dhe do të ketë efekt social. Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje, andaj janë dhënë rekomandime dhe konstatime nga shumë institucione përkatëse. Ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme…Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet”, tha Lloga gjatë prezantimit të propozim-ligjit për amnisti.

Në rast të miratimit të ligjit, nga 2.114 të dënuar, do të liroheshin 286, ndërsa do të amnistoheshin pjesërisht 996 të tjerë.

Amnistia që ai kishte propozuar nuk do të vlente për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim dhe disa kategori tjera të burgosurish.

Lidhja Social Demokrate në pushtet edhe më herët pati bërë të ditur se do të kundërshtonte këtë propozim me amendamente, në veçanti pjesën që mundësonte amnistinë e personave të dënuar për rastin “Monstra”, të pesë maqedonasve në vitin 2012”.

“Nuk është mirë që këta të burgosur të dalin jashtë pasi bëhet fjalë për raste që janë në interes të publikut më të gjerë. Për të pamundësuar këtë do të ndërhyjnë me amendamente”, tha zëvendësministrja e drejtësisë, Viktorija Avramovska Mandiq.

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, kishte paralajmëruar mbi një mijë amendamente për të kundërshtuar miratimin e ligjit me arsyetimin se “propozimi do të lirojë nga burgjet kriminel dhe njerëz të afërt me pushtetin”.

Partitë opozitare shqiptare kanë thënë se “propozim-ligji paraqet propagandë të partitë në pushtet për përfitim të pikëve politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.

Propozim-ligji është kritikuar edhe nga drejtuesit e institucioneve gjyqësore, të cilët e kanë vlerësuar si ndërhyrje në punën e tyre.

“Me këtë propozim bëhet ndërhyrjen në gjyqësor. Ne ndodhemi në një situatë aspak të volitshme pasi gjyqësori ndodhet përballë kritikave të shumta, ndërsa në anën tjetër kemi ndërhyrje të pushtetit ligjvënës në punën e gjyqësorit. Ne po anashkalohemi nga vendimi të mëdha, siç është rasti me ndryshimet në Kodin Penal që çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Lidhur me këtë propozim më herët kishte reaguar edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e cila i ka bërë thirrje për një proces transparent dhe të ligjshëm pasi sipas saj, qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për miratimin e një ligji të tillë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

“Matrix” 24.08.2026

“Matrix” 24.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën