Kuvendi Komunal i Gjilani do të mbajë seancë urgjente për votimin e buxhetit për vitin 2025.
Seanca do të mbahet nga orë 10:00
Seanca e së martës dështoi në mungesë kourumi.
Kryetari i kësaj komune Alban Hyseni pas dështimit të seancës tha se nëse nuk miratohet buxheti Kuvendi Komunal do të jetë jofunksional.
Por, të mërkurën në mbrëmje Lidhja Demokratike që nuk e kishte votuar këtë buxhet dhe që ka numrin më të madh të asambleistëve në këtë komunë ka thënë se do ta votojnë buxhetin.
Në këtë komunë miratimi i buxhetit ka dështuar edhe në përpjekje e më hershme.