TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kuvendi i dështimeve”akuza e kundërakuza ndërmjet deputetëve

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Deputetët nuk kanë arritur ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Prej tyre, 51 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
0 0
A A

Po vinë për herë të 48-të në sallën plenare për të tentuar konstituimin e kuvendit, pas gati tre muaj bllokadë.

Por, deputetët të enjten u panë të relaksuar para fillimit të seancës.

Por, vetëm pas minutash atmosfera ndryshoi dhe filluan përplasjet verbale kur kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ua ndali sërish mikronin deputetëve të ish-opozitës.

Nga 100 deputetë që ishin prezent në sallë, vetëm 51 prej tyre votuan për komisionin për votim të fshehtë duke quar në 48-të numrin e dështimeve.

Pasi Vetëvendosje doli nga salla, partitë tjera vazhduan të qëndrojnë brenda.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë në detyrë që të lirojnë pozitat dhe të mos ushtrojnë edhe funksionin e deputetit.

“Gjykata ka vulosur një të vërtetë që e kemi përmendur që në fillim për funksionet e dyfishta. PDK i bën thirrje LVV ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës që të lirojnë pozitat në kabinetin qeveritar. U bëjmë thirrje institucioneve të jenë vigjilente për te mundësuar zbatimin e këtij aktgjykimi të gjykatës”, tha ai.

Kurse, Hykmete Bajrami nga LDK bëri një veprim simbolik në Kuvend ndërsa akuzoi Kurtin se po punon kundër interesave shtetërore.

“Ju bëj thirrje, jo vetëm votuesve tanë dhe deputetëve nga grupi ynë parlamentar, por të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të punojmë ditë e natë me sinqeritetin më të madh t’ia heqim maskën Albin Kurtit. Albin Kurti nuk ka mundësi dhe ne nuk duhet të lejojmë që të mbështjellet me flamurin kuq e zi sa herë ka nevojë. Albin Kurti pas katër vitesh pushtet më shumë identifikohet me flamurin e NOA-s, flamurin e Meditec, flamurin e 2,500 kontratave njëburimore. Ky është Albin Kurti. Ai mbështjellët me flamurin kuq e zi për të mbuluar korrupsionin, por korrupsioni nuk mbulohet më me flamurin kuq e zi”, tha Bajrami.

E Time Kadrijaj nga AAK deklaroi mes tjerash se ministrat dhe kryeministri në detyrë po i mbajnë jashtëligjshëm nga dy poste.

“Gjykata Supreme e ka vërtetuar atë që e kemi thënë nga dita e parë. Kjo ka qenë arsyeja për mosvotimin e raportit të Komisionit për mandatet e deputetëve. Jashtëligjshëm janë duke i mbajtur pozicionet. Nuk mundesh në të njëjtën kohë me qenë edhe deputet edhe kryeministër e ministër. Atëherë kur kushtetuesja u ka jap të drejtë për kandidatin po ju konvenon a kur ju thotë se nuk kanë të drejtë ta bllokojnë Kuvendin nuk e pranojnë vendimin”, tha ajo.

Në bazë të Aktgjykimit të Kushtetueses deputetët kanë kohë deri më 26 korrik ta konstituojnë Kuvendin.

Seanca e ardhshme do të mbahet të shtunën në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën