TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushti i Konjufcës për tërheqje – “nëse ka marrëveshje për një kandidat jopartiak”

Më pak se dy javë kanë mbetur për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës për këtë pozitë, por ende nuk ka rezultat. Në anën tjetër, kandidati i VV-së për këtë post, Glauk Konjufca ka thënë se është i gatshëm për tërheqje të kandidaturës nëse ka marrëveshje për një kandidat jo-partiak.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
0 0
A A

Më pak se dy javë iu kanë mbetur partive politike për të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.

E diskutimet për pozitën më të lartë shtetërore po vazhdojnë.

Për këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten tha se janë në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë”, tha Kurti.

Pas Kurtit, për këtë çështje foli edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Glauk Konjufca.

Ai tha se është i gatshëm të tërhiqet nga kjo kandidaturë nëse ka marrëveshje për një kandidat jo partiak.

“Po tash, në anën tjetër është jo-partiak. Marrëveshja politike për president partiak deri tash nuk është hapur si opsion. Deri tash është diskutuar për president jo-partiak.Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës. Kush jam unë me mbyllë rrugë. Është shumë e rëndësishme me ia dhënë Kosovës një president dhe me i hapë këto rrugë. Presidenti jo-partiak nënkupton që të gjitha subjektet ulen dhe e gjejnë një person”, u shpreh ai.

Por, Konjufca tha se diskutimet nuk janë në emra, pasi partitë opozitare nuk kanë propozime ende.

“Jo, nuk e di, nuk kemi folë në këtë dimension. Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar me propozimin e vet, megjithëse një propozim që e lypshin edhe për me qenë kryeparlamentar. Tash nuk e di pse s’po u pëlqen mos me qenë president se e lypshin me qenë edhe kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.

Sipas aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike kanë kohë deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në Dollc të Klinës

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën