TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kushtëzime për infrastrukturë, ASK tregon gjobat për refuzuesit e procesit të regjistrimit

nga TËVË 1
11 Maj, 2024
0
A A
Ngacmimet ndaj regjistrueseve, Kastrati mohon se është lajmëruar ndonjë rast

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizata, dhe për rreth 17 persona fizikë individualë që kanë refuzuar të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë që ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2024.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë institucion, Avni Kastrati thotë se procesi i regjistrimit po ecën sipas planit dhe deri më tash mbi 1.2 milion banorë janë regjistruar, ndërsa janë edhe mbi 330 mijë të tjerë nga diaspora.

“Nuk kemi sfida aktualisht, jemi përgatitur, sepse kemi pasur hapësirë për shkak të shtyrjes së njëpasnjëshme, dhe jemi një ekip me përvojë të mirë nga regjistrimi i kaluar dhe kemi bërë një plan detal për secilin aktivitet, por jo gjithmonë të gjitha planet realizohen, sepse është proces kompleks, nuk varet nganjëherë nga vetë institucioni. Por deri më tani nuk kemi diçka që e rrezikon procesin e regjistrimit, dhe uroj të jetë kështu deri në fund”, deklaron Kastrati.

Një muaj pas nisjes së regjistrimit të popullsisë, Kastrati thotë se janë regjistruar mbi 330 mijë qytetarë nga diaspora.

“Në këtë regjistrim është përfshirë edhe diaspora, por është me një data-bazë tjetër, sepse ata jetojnë diku tjetër, dhe ne jetojmë në Kosovë. Deri më tani janë regjistruar mbi 330 mijë, por, janë dy metoda të regjistrimit – njëra përmes anëtarëve të ekonomisë familjare këtu në Kosovë dhe online”, thotë Kastrati.

Sa i përket veriut të banuar me shumicë serbe, Kastrati thotë se deri më tani janë regjistruar mbi një mijë qytetarë pavarësisht presioneve nga Lista Serbe për bojkotimin e procesit.

Regjistrimi i popullsisë parasheh gjoba për qytetarët që refuzojnë të jenë pjesë e procesit e për të cilët Kastrati thotë se janë përgatitur dosje, por të cilat ende nuk janë bërë publike. Ai ka treguar se arsye e refuzimit ka qenë mungesa e infrastrukturës në vendet ku ata jetojnë.

“Për dy persona juridikë ose organizata, shoqata, janë përgatitur dosjet dhe për rreth 17 persona fizikë individualë, por ende nuk e kemi bërë publike. Për personat juridikë, OJQ-të, partitë, organizatat do të bëhen publike, ndërsa për ekonomitë familjare do të tentojmë me një ekip tjetër special për të diskutuar, sepse nuk jemi të interesuar të kemi padi për askënd. Por, projekti është jashtë premtimeve të komunës, që ka disa grupe që qesin si kusht – do të marrë pjesë në regjistrim nëse ma sillni infrastrukturën. Ne i kemi treguar që nuk kemi të bëjmë me këtë”, tha Kastrati.

Qyteti që prin me numër më të madh të qytetarëve të regjistruar pas Prishtinës është Ferizaj, por Kastrati pret që në fund të procesit qyteti i dytë me popullsi më të madhe të regjistruar në Kosovë të renditet Prizreni, pasi ky qytet në fillim kishte probleme me regjistrues.

Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Në këtë proces përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen mbi dëmet e shkaktuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë më 2011 dështoi të mbahej në katër komunat me shumicë serbe në veri, dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Tags: ASKAvni Kastratiregjistrimi i popullsise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X