TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kushtetuesja i jep të drejtë qeverisë për pagën minimale, veteranët paralajmërojnë protesta

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për pagën minimale. Në këtë ligj nuk parashihet që paga minimale të lidhet me pensionin e veteranëve, andaj Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar protesta si masë kundërshtimi për këtë vendim.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Përfundimisht veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë lënë jashtë ligjit për pagën minimale.

Këtë e ka konfirmuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese të mërkurën ku i jep të drejtë Qeverisë për ligjin në fjalë dhe thuhet se në të nuk ka pasur shkelje ligjore.

“Gjykata, ka vendosur njëzëri, që të konstatojë që neni 2 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-141) i Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 1”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

E një vendim i tillë po kundërshtohet nga Organizata e Veteranëve të cilët thonë se e gjithë kjo është bërë qëllimshëm nga pushteti aktual.

“U dashtë edhe Gjykata Kushtetuese me pasë parasysh që disa ligje që kanë qenë në fuqi para shumë viteve me një ligj Qeveria e Kosovës i ka hek ato ligje apo i ka ndryshuar ose i ka shkatërruar ato ligje. Me nis ashtu me i dhënë të drejtë Qeverisë me bë çdo gjë e me keqpërdor shumicën në Kuvend atëherë kjo Qeveri mund t’ia heqë edhe Kosovës pavarësinë dhe Gjykata Kushtetuese me thënë ka të drejtë se unë e di që Qeveria ka drejtë me bë ligje, Kuvendi me miratu ligje”, ka thënë Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së

Kryetari në detyrë i kësaj organizate paralajmëron edhe protesta ndaj këtij vendimi.

“Ne kemi thënë që presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse e kthen në favor të Qeverisë natyrisht se kemi thënë që do të vazhdojmë me protesta ne do të takohemi me organet tona dhe për format dhe kohën e protestës do të njoftohet opinion me kohë”, ka thënë ai.

I mllefosur me  vendimin e Gjykatës është edhe Arton Hoti i cili është edhe invalid i luftës.

“Është koordinuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Listën Serbe për t’i votuar dhe për të ndryshuar ligjin për përfshirjen e veteranëve në pagat minimale. Është e turpshme, shumë e turpshme shumë luftëtarë i thonë vetes luftëtarë të UÇK-së që janë në parlament dhe ata e çuditshme pa turp, për interesa të tyre e votuan projektligjin për heqjen e veteranëve nga përfshirja në pagën minimale”, shprehet ai.

Veteranët kishin protestuar disa herë para Kuvendit të Kosovës ku kishin kundërshtuar një ligj të tillë, sipas të cilit tashmë, pensioni i veteranit do të përcaktohet me vendim të Ministrisë së Financave.

Tags: Gjykata Kushtetuesepaga minimaleVeteranet
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Sa herë bi e çohem më shkojnë mendët tek ai”, rrëfimi i familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Reçakut

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në fshatin Reçak

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

“Sa herë bi e çohem më shkojnë mendët tek ai”, rrëfimi i familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Reçakut

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në fshatin Reçak

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Tre të mitura dorëzojnë 100 euro në polici pasi i gjeten në sheshin e Kamenicës

Tre të mitura dorëzojnë 100 euro në polici pasi i gjeten në sheshin e Kamenicës

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën