TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush janë debutuesit e Kupës së Botës 2026?

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Kush janë debutuesit e Kupës së Botës 2026?

Me një format të zgjeruar që përfshin 48 kombëtare, Botërori 2026 do të shënojë debutimin e disa skuadrave në turneun më të madh të futbollit.

Mes tyre janë Cape Verde, Curacao, Jordan dhe Uzbekistan, të cilat do të përjetojnë emocionet e para në një Kampionat Botëror.

Cape Verde, me rreth 600,000 banorë, u bë vendi i dytë më i vogël që kualifikohet ndonjëherë për Botërorin pas Islandës në 2018, duke mposhtur Eswatin për të siguruar vendin e tyre.

Suksesi i tyre është rezultat i një zhvillimi të qëndrueshëm në futboll gjatë 40 viteve të fundit dhe i një strategjie për të gjetur lojtarë me lidhje me vendin në mbarë botën, duke përfshirë gjashtë lojtarë të lindur në Holandë dhe një irlandez, Roberto Lopes, i cili u ftua të luante për Cape Verde përmes LinkedIn.

Curacao, me vetëm 150,000 banorë, do të bëhet vendi më i vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror. Ata siguruan kualifikimin pas një barazimi ndaj Xhamajkës dhe do të udhëhiqen nga Dick Advocaat, 78 vjeç, i cili do të bëhet trajneri më i moshuar në historinë e turneut.

Curacao ka arritur një rritje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga vendi i 150-të në renditjen botërore të FIFA-s në 82-të në vetëm dhjetë vite.

Nga Azia, Jordan dhe Uzbekistan bëjnë debutimin e tyre, me uzbekët që kanë lojtarë të shquar si mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, i pari nga Uzbekistani që luan në Premier League.

Këto debutime historike pasqyrojnë zgjerimin dhe rritjen e futbollit global, duke sjellë më shumë shtete të vogla dhe të reja në skenën botërore për herë të parë në historinë e Kupës së Botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Interi mbetet shtatë ndeshje pa Calhanoglun

Interi mbetet shtatë ndeshje pa Calhanoglun

CAS zyrtarizon Senegalin kampion të Afrikës

CAS zyrtarizon Senegalin kampion të Afrikës

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda beson në kthimin e fuqishëm të Udineses

Zhegrova mund të jetë gati për Venezian

Juventusi do të vlerësojë ofertat për Zhegrovën

TËVË1 mëson se kryeministri Albin Kurti dhe U.D kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kanë pranuar draftin e parë të ligjit për Specialen

TËVË1 mëson se kryeministri Albin Kurti dhe U.D kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kanë pranuar draftin e parë të ligjit për Specialen

Nata kritike|“Ish-vjehrra e incizoi dhe nuk e pengoi vrasjen e Arlinda Zekajt” – zbulohen detaje nga dosja e prokurorisë

Nata kritike|“Ish-vjehrra e incizoi dhe nuk e pengoi vrasjen e Arlinda Zekajt” – zbulohen detaje nga dosja e prokurorisë

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën